Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Qerpikë të mëndafshtë me volum rus Lash to lash

Qerpikë të mëndafshtë Lash to lash është metodë e zgjatjes së qerpikëve me të cilët ngjiten 3 ose më tepër qime mëndafshi në qimet natyrale të qerpikëve. Kjo metodë dallohet nga metoda klasike e qerpikëve me volum rus sepse zgjaten me teknikën Lash to lash dhe arrihet efekt i dendur dhe glamuroz, pa toptha dhe pa shqepje.

Qerpikët voluminoz tregojnë zgjatje që kanë efekt më të fuqishëm, gjegjësisht volum plotësues. Volumi rus i qerpikëve është emër i trajtimit i cili është paramenduar vetëm para disa viteve në Rusi, e më pas për shkak të efikasitetit dhe efektit kualitativ u përhap në gjithë botën dhe tek ne. Trajtimi nënkupton proces më të ndërlikuar dhe më të përkryer të qerpikëve. Duken aq natyrale sa që keni ndjenjën se janë tuajat. Thjeshtë, nuk ndjeni se janë artificiale.

Japin pamje joshëse, voluminoze, luksoze e misterioze, si dhe të përcaktuar. Pas zgjatjes me qerpikët e rinj të mëndafshtë, mund ta harroni maskarën, sepse nuk do t’ju duhet më tepër. Kjo metodë speciale do t’ju japë atë që natyra nuk ka mundur me efekt afatgjatë.

Zgjasin 1-2 muaj dhe me to mund të bëni gjithë atë që e bëni çdo ditë, të notoni, të bëni dush, të rreziteni pa frikën se do t’i humbisni. E vetmja që duhet, është të jeni të rregullt me zgjatjen në disa javë. Qerpikët natyral rinovohen në dy deri tre javë, sepse me ato bien edhe qerpikët e zgjatur.

Si edhe për gjithçka tjetër, ashtu edhe teknika e qerpikëve të mëndafshtë përsoset në kohë dhe gradualisht përmirësohet përmes ideve të reja. Mjaftë shpesh syri i njeriut adaptohet në atë që e sheh një kohë më të gjatë, dhe është shumë natyrale të dëshirojë ndryshim. Në bazë të kësaj, dalin edhe metoda të reja në krijimin e qerpikëve, nga tipi i volumit rus, por me teknikë të  ndryshme të përpunimit. Një nga metodat e reja më të kërkuara janë si në vijim:

– Doll effect

Fox effect

Cat eye

Natural look

Me metodat e reja mund të arrijmë nga efekti natyral deri te ai glamuroz, e më pas zgjatja të duket estetikisht natyrale. Të gjitha këto efekte e hapin edhe mundësinë të bëheni unik, sepse çdo efekt është i ndryshëm nga tjetri, ndërsa forma të syve kemi aq shumë, ashtu që në këtë mënyrë mund të zgjidhni atë efekt i cili më mirë përshtatet në linjën tuaj natyrale të qerpikëve.

Këshillon Suzana Bllazhevska nga Qendra për bukuri Afrodita S.

Postime të ngjashme

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, që mori vëmendjen e shikuesve

S.B.

Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

S.B.

Rita Ora me dukje shumëngjyrëshe me koleksionin e ri nga “Gucci”

S.B.

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

S.B.

Mick Jagger dhe Dave Grohl lansojnë këngë për pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...