Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveri e fokusuar kundër lajmeve të rrejshme, asnjëherë nuk anonë drejt censurës

Shkup, 1 shkurt– Kjo Qeveri është demokratike dhe asnjëherë nuk do të anojë drejt censurës. Kundër lajmeve të rrejshme po luftojmë me të vërtetën dhe me hapat tanë deri më tani as që jemi afruar afër linjës së kuqe, kalimi i së cilës do të thoshte anim drejt censurës, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për edicionin e shtypur të revistës “Kapital”, përcjell Zhurnal.mk

Zaev nënvizon se lajmet e rrejshme, përkatësisht dezinformatat, i minojnë demokracitë dhe në mënyrë të pandershme, manipuluese e rrezikojnë sigurinë e popullatës.

Sqaron se Qeveria në nivel ditor po përballet me dezinformata, përmes sistemit të vet të vendosur për komunikime të krizës, me të cilin në afat shumë të shkurtë, një lajm i caktuar i dyshimtë kontrollohet dhe nëse është i rrejshëm, menjëherë të definohet mënyra dhe kanalet e reagimit me qëllim që të pamundësohet përhapja e mëtutjeshme.

“Në atë drejtim vendosëm edhe transparencë aktive të institucioneve me qëllim që informatat e sakta të jenë vazhdimisht të kapshme për opinionin, me çka pakësohet hapësira për manovra të dezinformuesve. Gjetja e modelit për përballje me këtë fenomen të dëmshëm dhe rrezik më të madh për demokracitë, është sfidë kryesore me të cilën përballen të gjitha demokracitë në botë, sepse rreziku nga këto masa është që autoritetet me qëllim apo pa qëllim të anojnë drejt censurës apo drejt kontrollimit të pjesëve të eterit publik”, vlerëson Zaevi.

Ne jemi ata, shton Zaevi, të cilët së bashku me qindra mijë qytetarë e liruam shoqërinë nga kapjet e regjimit dhe sigurisht nuk do të jemi ata të cilët do të anojnë drejt censurës.

Në intervistë, kryeministri thekson se Qeveria e mbështetë vetërregullimin në esnafin medial, si mënyrë më e mirë e cila i mbron mediumet nga ndikimet e jashtme.

“Ne tashmë kemi një shembull të mirë të vetërregullimit në Maqedoninë e Veriut – ajo është regjistri i ueb portaleve të cilat i përmbushin standardet e gazetarisë profesionale, i përpunuar nga SHGM dhe KEMM. Qeveria e njohi dhe e mbështeti këtë proces si të vlefshëm që kur ishte në fazë të idesë, ndërsa sot edhe e shfrytëzojmë si resurs për t’i njohur dhe ndarë mediumet profesionale nga ato joprofesionale, përkatësisht të ndajmë ueb portalin që është medium sipas standardeve nga ueb portalit që është burim klasik i manipulimeve dhe dezinformatave”, thotë Zaevi në intervistën për revistën “Kapital”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...