Agjencia Zhurnal.mk

Qeveri e zgjeruar apo Qeveri e brishtë, cili opsion do të jetë më i “shëndetshëm”!

Shkup, 28 korrik, zhurnal.mk – Pasi u certifikuan mandatet e deputetëve të cilët siguruan ulëse në institucionin ligjvënës, në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut filluan të dalin shkëndijat e para të formimit të qeverisë. Koalicioni i LSDM-së mori 46 mandate, koalicioni i VMRO-DPMNE-së mori 44, BDI mori 15 mandate, koalicioni ASH-AAA siguroi 12 mandate, partia e majtë 2 dhe PDSH 1. Duke i parë numrat e rinj në Kuvend, mundësitë për një qeverisje stabile do të jenë të vështira përveç se nëse nuk arrihet një shumicë më e fuqishme parlamentare, gjegjësisht një përbërje e zgjeruar e qeverisë.

Gati dy javë pas zgjedhjeve ende nuk kemi bisedime konkrete për formimin e qeverisë së re e cila që në strat do të ballafaqohet me situatën e rënduar për shkak të pandemisë Covid 19 dhe gjendjes ekonomike. Edhe përkundër këtyre dy çështjeve mjaft të ndjeshme liderët politik nuk e shohin të arsyeshme të krijojnë institucione të qëndrueshme dhe stabile, sidomos në prag të fillimit të negociatave me BE-në. Njohësit e proceseve politike në vend shprehen se opsioni për një qeveri të zgjeruar që do të jetë më stabile dhe e qëndrueshme, nuk është opsion i preferuar për liderët politik për momentin.

Ish diplomati Muhamed Halili, për Zhurnal thotë se gjykuar sipas disponimit që e kanë liderët e partive politike, tash për tash nuk është ky opsion sepse çdo lider konsideron se mund që ata që e kanë fituar numrin më të madh të votave.

Por sipas tij, nëse eventualisht komplikohet procesi i negocimit për formimin e qeverisë, atëherë mund të vij deri te ky opsion por vetëm nëse nxitet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Konsiderojnë se mund të bëjnë qeveri vetanake dhe t’i kenë beneficionet e tyre të qeverisjes. Por nëse procesi i negocimit për formimin e qeverisë së re komplikohet, që nuk besoj se do të komplikohet, atëherë mund të vij deri te ai opsion por vetëm poqëse nxitet nga bashkësia ndërkombëtare. Sa i takon vullnetit brenda partive politike kjo gjë tash për tash, shumë vështirë është se mund të bëhet”, ka deklaruar për Zhurnal, Muhamed Halili, ish diplomat.

Nga ana tjetër, analisti politik, Berat Azizi për Zhurnal shprehet se liderët politik do të presin të gjitha datat e mundshme për të krijuar qeveri dhe nuk do të ketë koalicion të zgjeruar sepse partitë druajnë nga humbja e elektoratit nëse shkohet në koalicion të zgjeruar.

“Në anën tjetër edhe pse jemi në fazën e fillimit të bisedimeve me BE sërish partitë do të insistojnë të krijojnë një koalicion fitues kur dihet se të gjitha partitë politike nuk do të mund të pengojnë procesin e integrimit dhe votat e shumicës absolute janë të siguruara edhe nëse nuk ka koalicion të zgjeruar. Në anën tjetër pavarësisht këtyre zhvillimeve liderët politik sidomos koalicioni fitues me Zaevin dëshmoi se shkuarja në zgjedhje në kohë pandemie nuk ka qenë krijimi i institucioneve stabile dhe lufta kundër pandemisë, por ka qenë aspekti politik dhe vota duke parë se të gjitha sondazhet ishin në favor të tij. Sot kurë i gjithë rajoni është duke na i mbyllur kufijtë, kurse BE na i ka mbyllur shumë më herët për qeverinë duket se nuk përbën aspak përshtypje sepse tashmë zgjedhjet kanë përfunduar. Unë mendoj se partitë politike nuk janë të gatshme për të krijuar një qeveri stabile që të tejkalohen këto problem dhe të kemi rimëkëmbje ekonomike jo për shkak të dallimeve programore dhe politike, por për shkak të hesapeve në vota dhe elektorat”, potencon Azizi.

Ai mes tjerash thotë se në Maqedoninë e Veriut qeveria funksionon njëjtë pavarësisht nëse numri i deputetëve është 81 ose 61 sepse vendimet në të shumtën e rasteve merren nga kryeministri dhe mungesa e opsioneve tjera i jep të drejtën apsolute atij që të vendos.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!