Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Qeveria afgane fajëson talibanët për sulmet me raketa në Kabul

Qeveria e Afganistanit ka fajësuar talibanët për sulmet me dhjetëra raketa që goditën zona të banuara në Kabul më 21 nëntor, duke lënë të vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.   Sulmet ndodhën vetëm disa orë para se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është paraparë që të takohet në Katar me ekipet negociatore të talibanëve dhe Qeverisë afgane, në përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes.   Po ashtu, këto sulme vijnë vetëm dy ditë para mbajtjes së një konference të donatorëve për Afganistanin, që do të mbahet në Gjenevë.   Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Tariq Arian tha se “talibanët kanë sulmuar me 24 raketa” në pesë qarqe të Kabulit, përfshirë edhe zona ku janë të vendosura ambasadat e huaja.   Ai i përshkroi këto sulme me raketa “si shenjë të qartë të mposhtjes nga ana e talibanëve” duke shtuar se “do të marrim hakmarrje për këtë akt të tmerrshëm”.   Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa sulmeve me raketa.   Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Kabul.

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...