Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Qeveria akordon 10 milionë dollarë për vaksinat kineze nga kompania turke

Qeveria shqiptare ka akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë një shumë prej 10 milion dollarësh për të siguruar dhe marrë vaksinat kineze Sinovac nëpërmjet kompanisë “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Kujtojmë se kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e djeshme njoftoi se Shqipëria nëpërmjet kontraktorit turk ka arritur të sigurojë 1 milionë doza. Në fletoren zyrtare thuhet se fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit. Pagesa do të kryhet sipas marrëveshjes me distributorin turk për të blerë vaksinat kineze, të cilat pritet të jenë fillimisht në masën 1 milion doza që do të vijnë në Shqipëri. Dje në vendin tonë erdhën 192 mijë vaksina. Sipas Ramës brenda 60 ditësh do sillen në vendin tonë gjysmë milioni, duke theksuar se Shqipëria do t’ia dalë në përballimin e kësaj pandemie.

Postime të ngjashme

Ministri gjerman i përgjigjet Manastirliut: Ballkani pa rrezik

Dafina Vidishiqi

Basha nis reformimin e partisë

Bekim Laçi

Dorëhiqet drejtori i IKMT-së në Shkodër

Bekim Laçi

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Bekim Laçi

Pastrohet Sazani/ Deri dje tabu, sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Bekim Laçi

Nga Thethi në Ksamil, Kryeministri Rama: Një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm!

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...