Qeveria aktuale nxit bashkëpunimin edhe me Shqipërinë!

nga I.A

Shkup, 29 prill – Bashkëpunimi rajon është çelësi i suksesit dhe hapërimit të rajonit në tërësi por edhe të shteteve në veçanti. Kësisoj Maqedonia e Veriut po dëshmon që ka kuadro që kanë afinitete të duhura për të mbajtur gjallë dhe për të inicuar bashkëpunime të reja me shtetet që i kemi përreth. Në këtë drejtim është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV mes Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë, shkruan Zhurnal.

Hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit prej 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pritet të kushtojë 17 milionë € –

Drejtori i MEPSO, Burim Latifi njoftoi se është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Latifi tha se për projektin në fjalë është anuluar marrëveshja me kontraktuesin paraprak, pasi siç theksoi, nga 269 themele e parapara për shtylla të transmetimit, ishin përfunduar vetëm 24, me justifikime për fonde shtesë.

Latifi tha se projekti është kyç për stabilitetin elektroenergjetik të vendit, ndërsa e cilësoi si hap themelor drejt përfundimit të korridorit energjetik lindje-perëndim, që lidh Bullgarinë, RMV-në, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë.

“Parashikohet ndërtimi i rreth 100 km linjë transmetimi ajror, nga Stacioni Transformator Manastir II, deri në kufirin maqedonaso-shqiptar. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 17 milionë euro, i financuar përmes kredisë dhe grandeve nga BERZH dhe Fondet Europiane. Afati për dorëzimin e ofertave është 45 ditë, ndërsa zgjidhja e ofertuesit më të favorshëm pritet në tre mujorin e tretë të këtij viti, me fillimin e realizimit, të planifikuar për fillim të vitit 2026”, tha mes tjerash Latifi, duke shtuar se pret që projekti të përfundojë në vitin 2027.

Bashkëpunimi rajonal shtohet, dhe kjo është shpresë pozitive për tërë rajonin –

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi të hënën në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon, transmeton KDP.MK. Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike, mediat, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit etj…

Aktiviteti u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pasuar nga prezantimi i të gjetjeve të Barometrit të Ballkanit, përmes një diskutimi të hapur mes Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Bregu dhe audiences së përbërë nga të rinj, përfaqësues të organizatave rinore rajonale.

“Barometri i Ballkanit zbulon se rritja e çmimeve dhe inflacioni janë shqetësimi më i madh këtë vit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të cilët gjatë dekadës së fundit shqetësoheshin më shumë për situatën ekonomike dhe papunësinë. Ky ndryshim nuk vjen si befasi, pasur parasysh se inflacioni në Ballkanin Perëndimor është gati dyfishi i atij të BE-së (respektivisht 8,1% e 3,4%), ndërsa çmimet e ushqimeve janë pothuajse të njëjta si në BE. Megjithatë, BPV-ja jonë është vetëm gjysma e asaj të BE-së”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, ndërsa prezantoi të dhënat e dala nga sondazhi.

Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimin, etj. Që prej fillimit në 2015-ën, anketa ka biseduar me mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke pasqyruar opinionet e tyre.

“Në një notë pozitive, besimi tek bashkëpunimin rajonal është në rritje. Këtë vit, një rekord prej 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të – rezultati më i lartë që nga fillimi i Brometrit të Ballkanit në 2015. Kjo thekson se bashkëpunimi rajonal ka vlerë të vetën, në vend që të vështrohet në kontekstin e integrimit evropian, si ka ndodhur vitet e kaluara. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm, ka shenja përmirësimi në mënyrën se si njerëzit perceptojnë këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa guximi politik lejon,” përfundoi Bregu.

Kujtojmë që, në periudhën janar të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Kinën. Kjo tregon qartazi që vendi jonë qëndron indiferent ndaj bashkëpunimit rajonal. Kjo gjë, pastaj ka kosto të veçantë për qytetarët e këtij vendi. Pasi për mallrat që vijnë nga jashtë vendit por që janë më larg ka kosto shtesë për doganë, shpenzime rrugore e të tjera të cilat pastaj impplikohen në çmimin final me të cilin ekspozohen produktet në treg.  Prandaj, është e rendit të merren masa që shkëmbimet tregtare të Maqedonisë së Veriut të shtohen sa më shumë me vendet fqinjë në mënyrë që të kirjohet hapësirë për ofrimin e çmimeve më të lira e të arsyeshme për qytetarët. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More