Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria anulon vendimin e ministres Mizrahi, për shkarkimin e disa drejtorëve

Shkup, 22 janar, Zhurnal.mk – Qeveria anuloi vendimet e ministres teknike të Punës dhe Politikave sociale, Rashela Mizrahi për shkarkimin e disa drejtorëve në qendrat ndërkomunale për punë sociale.

Mizrahi kishte shkarkuar drejtorët në qendrat ndërkomunale sociale në Shtip, Manastir, Probishtip, Vallandovë, Prilep dhe Radovish. Por vendimi i saj pak orë më vonë është anuluar me vendim të Qeverisë, ku janë hedhur poshtë emërimet e drejtorëve në cilësinë e ushtruesve të detyrës. Sipas Qeverisë, ministrja Mizrahi ka sjellë vendim në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë dhe se kjo nuk është firmosur nga zv/ministrja e politikës dhe punës sociale, që ka nënshkrim të lidhur me ministren.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...