Qeveria, biznesi dhe KRRE u dakorduan për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Shkup, 6 tetor – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ta sublimojë mendimin e kompanive, Komisionit Rregullator për Energjetikë që t’i sanksionojë të gjithë furnizuesit të cilët pabazë, joprofesionalisht dhe pa rregull i anulojnë marrëveshjet e lidhura me kompanitë, ndërsa Qeveria të gjejë zgjidhje që t’iu ndihmojë formave në kuadër të mundësive.

Ky është konkludimi i takimit të djeshëm të përfaqësuesve qeveritarë me udhëheqësinë e Odës Ekonomike pas paralajmërimit për goditje të mundshme të çmimeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve të karburanteve në bursat botërore.

Siç ishte thënë, kriza është realitet, do të zgjasë një periudhë të gjatë dhe do të kërkojë zgjidhje me karakter afatgjat dhe afatshkurt. Për këtë qëllim, duhet të bëhet mobilizim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Kjo është e nevojshme për ekzistimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Të gjithë faktorët kanë përgjegjësi të madhe që ta menaxhojnë situatën në nivelin më të lartë profesional dhe sipas mendimit të autoriteteve botërore – se koha e energjisë së lirë ngadalë po përfundon, fakt të cilin duhet ta pranojmë të gjithë.

Takimi u mbajt në Odën Ekonomike, nën udhëheqjen e kryetarit Branko Azeski, ndërsa morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

“Përshëndetet vendimi për import intervenues të qymyrit për elektranat tona me të cilat do të ngritet në nivel maksimal prodhimtaria jonë dhe thirren kompanitë që të marrin pjesë në këtë thirrje publike e cila do të mundësojë punën e tyre një periudhë të gjatë dhe energji më të lirë elektrike edhe për ata edhe për amvisëritë”, njoftoi Oda Ekonomike.

Në takim është folur edhe për modalitete të tjera të cilat do të jenë lëndë e debatit të premten, në takim të kompanive të prekura dhe institucionet kompetente, siç janë mundësia që shteti përmes EMV të sigurojë sasi më të madhe të rrymës me çmim më të ulët dhe vazhdimin e procesit të investimit në burimet e rinovueshme të energjisë.

“Situata me gazin pritet të jetë stabile deri në fund të vitit, ndërsa bisedimet për vitin e ardhshëm do të fillojnë kah fundi i këtij muaji”, thekson Oda.

Dje u mbajt edhe takim mes përfaqësuesve të Shoqatës së Industrisë Ushqimore dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi.

Kryetari i Odës Ekonomike, Azeski pardje reagoi, se krahas pasojave nga pandemia, furnizimi me energji elektrike gjatë viteve të ardhshme do të jetë çështje me të cilën do të merremi 24/7. Siç shkroi Azeski, çmimi i energjisë elektrike në bursën për energji në Budapest (HUDEX) për 12 muajt e fundit u rrit, prej 57 euro për megavat orë në 1.01.2021, deri 138 euro për megavat orë më 27.09.2021. Sipas të gjitha informacioneve relevante, shkak për këtë janë: agjenda e gjelbër në Evropë dhe ulja e energjisë së prodhuar nga qymyri, prodhimtaria relativisht e ulur nga centralet me erë në Evropë, rritja e shpejtë e tregjeve gjatë tremujorit të kaluar dhe rritja enorme e çmimit të gazit natyror në bursat botërore. Prej këtu, fillon edhe problemi me të cilin sipas gjitha gjasave do të merremi një periudhë të gjatë. Ishte kërkuar edhe mbështetje konkrete financiare për prodhuesit.

Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje deklaruan se situata ndiqet syçelë dhe se nëse duhet, shteti do të intervenojë.

Related posts

Koordinimi i parë i rregullt pas pushimit kolektiv të Kuvendit

Z H

Ministrja e Arsimit takon drejtorët e konvikteve

N E

VMRO publikon kandidatë të tjerë për në zgjedhje, mes tyre dhe aktori Toni Mihajllovski

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More