Qeveria: Brenda tri ditëve, 109 persona të lënduar nga Koçani i kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Për tri ditë nga lëshimi i linjës telefonike 070/355-526, e dedikuar për për personat e lënduar dhe familjet e tyre, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Zyrën e Kryeministrit, 109 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre.

“Kjo tregon se kjo linjë telefonike jep rezultate dhe se Qeveria është e hapur për çdo sugjerim dhe ide. Si Qeveri, përmes një sërë masash, ndihmojmë për mbështetjen e të lënduarve dhe familjeve të tyre. Kjo është betejë e përbashkët dhe nuk do të tërhiqemi, sepse çdo qytetar ka të drejtën e kujdesit shëndetësor të përshtatshëm dhe kujdesit mjekësor, pikërisht për këtë arsye, si Qeveri kemi miratuar vendim për rehabilitimin në Ponikva të personave të lënduar që janë në gjendje stabile shëndetësore, por që kanë nevojë për kujdes mjekësor shtesë”, njoftoi sot shërbimi për informim i Qeverisë.

Një ekip mjekësh këtë verë (nga data 10 qershor deri më 20 gusht), në qendrën rehabilituese në Ponikva, do të ofrojë kujdes të mëtejshëm mjekësor për të gjithë personat, por edhe mbështetje psikologjike.

Qeveria në kumtesë ju bën thirrje të gjithë të lënduarve të paraqiten në linjën e hapur telefonike.

“I ftojmë dhe i inkurajojmë të gjithë personat e lënduar të prekur të lajmërohen në numrin e telefonit 070/355-526 dhe të shprehin kërkesat dhe nevojat e tyre. Qeveria është plotësisht e hapur për bashkëpunim. Vazhdojmë ta ndryshojmë Maqedoninë dhe të krijojmë vepra dhe rezultate, në interes të qytetarëve. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More