Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

Shkup, 11 prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut I demanton dhe I hedhë poshtë site pavërteta pohimet e deputetit Antonio Milloshoski se gjoja “kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski kanë ndarë pasaporta të Maqedonisë së Veriut për terroristë të ISIS-it”. Nga Qeveria kërkojnë VMRO-DPMNE të ndëprejë së sabotuari aksionet e suksesshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kjo është gënjeshtër brutale e cila ka për qëllim ta manipulojë opinionin, të pengojë që rasti të ndriçohet deri në fund dhe ta dëmtojë imazhin e institucioneve të cilat përballen me përkushtim dhe me sukses me çdo lloj të krimit. Institucionet zbuluan rast dhe asgjësuan grup kriminel, anëtarët e të cilit- të punësuar në shërbimet e MPB-së, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare kanë dhënë pasaporta përmes keqpërdorimit të identitetit të huaj”, thuhet në kumtesën nga Qeveria.

Nga atje potencojnë se disa ditë para se të kumtohen rezultatet nga aksioni, krerët e partisë politike VMRO-DPMNE filluan ta sabotojnë aksionin. Këtë po e bëjnë edhe këtyre ditëve, theksojnë nga Qeveria, dhe me atë, siç thonë, seriozisht dhe pa përgjegjësi tentojnë ta rrezikojnë procesin përmes hamendjes së opinionit me gënjeshtra.

“Qeveria pret Prokuroria të spastrojë me këto tentime për sabotim. Mbetemi të përkushtuar në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe në atë drejtim vazhdon edhe bashkëpunimi me partnerët tanë strategjik”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

Ndryshe Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, sot ka dalë me akuza të reja për krerët institucional për çështjen e pasaportave të falsifikuara.

Thotë, se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kanë dhënë pasaportë edhe për pjesëtarë të ISIS-it.

“Deri tani pamë se MPB-ja e Spasovskit dhe Zaevit kanë dhënë pasaporta maqedonase me identitete të rrejshme për personat anëtarë të mafisë së Serbisë, të Malit të Zi, të Italisë, të Spanjës, të Turqisë dhe të tjera. Por, këtu ky skandal me aferën “Mafia” nuk përfundon, për fat të keq. Kemi informacione se pasaporta të Maqedonisë janë dhënë nga MPB-ja në vitin 2018-të për shtetasin e Kosovës, Fitim Dema, anëtarë të grupit terrorist ISIS”, tha Milloshoski.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...