Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria: Dënojmë ashpër sulmin ndaj gazetarëve, është i papranueshëm dhe i palejueshëm

Shkup, 14 nëntor, zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese për media thekson se e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarëve që mbrëmë ka ndodhur në Shkup dhe këto incidente i vlerëson si të papranueshme dhe të palejueshme.

“Duke nisur nga qëndrimi i deklaruar për zero tolerancë për çfarëdo sulme, kërcënime, shantazhe ose shtypje, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregon që çdo sulm mbi përfaqësuesit e mediave, fizik apo verbal, duhet të ndëshkohet apo të sanksionohet në mënyrën më të ashpër dhe në këtë drejtim i fton institucionet që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ti zbuluar dhe dënuar autorët”.

“Në këtë rast, krahas asaj që Qeveria bëri në lidhje me sigurimin e kushteve demokratike për respektimin e lirive, edhe njëherë apelojmë që të gjitha palët tjera të interesuara, prokuroria dhe gjykatat si dhe organizatat e sektorit civil, të alarmojnë dhe të veprojnë për secilin sulm ose kërcënim kundër punonjësve në media”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej ata thonë se qeveria do të vazhdojë të angazhohet që të gjitha pengesat e regjistruara gjatë punës dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve në media të jenë të zgjidhura institucionalisht.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...