Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria dërgon në Kuvend për miratim Ligjin për Malin Sharr

Shkup, 26 mars – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 58-të që e mbajti sot, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për realizimin e masave ekonomike për menaxhim me COVID-19, e cila do të dorëzohet në Komisionin Evropian për miratimin e 80 milion eurove për mbështetjen e buxhetit për masat e qeverisë për kontrollimin e pasojave ekonomike nga kovid-kriza.

Nga Qeveria thonë se e kanë miratuar edhe tekstin përfundimtar të propozim-ligjit për shpallje të një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar dhe ka sjellë përfundimin që i njëjti të dërgohet për miratim në Kuvend.

“Siç është njoftuar, qëllimi kryesor i këtij ligji është shpallja e një pjese të Malit Sharr për rajon të mbrojtur në kategorinë e dytë – Park Kombëtar, për shkak të sigurimit të mbrojtjes të vlerave dhe bukurive natyrore, zhvillimit të bimëve, biodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, pejazheve dhe vlerave tjera me interes publik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjithashtu, thuhet se ministriat e Qeverisë në këtë seancë e miratuan informacionin për zbatim në fazën e dytë të Projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal, inkluziv dhe i baraspeshuar”, që do të zbatohet me ndihmë të Qeverisë së Zvicrës.

Postime të ngjashme

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...