Qeveria do ta mbajë seancën e 109-të

Shkup, 5 tetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do ta mbajë seancën e rregullt të 109-të me shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

 

Në rend dite të seancës, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, janë shumë propozime për ndryshim dhe plotësim të ligjeve, të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa kanë të bëjnë me Ligjet për emrin personal, për letërnjoftim, për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve etj.

Në seancën para ministrave do të jetë edhe Informacioni për miratimin e Strategjisë për ndërtimin e rezistencës dhe përballjes me kërcënime hibride me Propozim të strategjisë për ndërtimin e rezistencës dhe përballjes me kërcënime dhe Planin e veprimit për implementimin e Strategjisë për ndërtimin e rezistencës kombëtare dhe përballjen me kërcënimet hibride, të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes.

Qeveria në seancën e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqatave tregtare në pronësi të shtetit, në pajtim me obligimet për dorëzim të rregullt deri në Qeveri, në pajtim me politikat për llogaridhënie dhe transparencë në punë.

Për vendimet dhe konkludimet e sjella, nga seanca qeveritare, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pasi do të përfundojë.

Related posts

Javën e ardhshme fillon pagesa e pensioneve për muajin shtator në Maqedoni

D V

Diaspora shqiptare në Amerikë takohet me Pendarovskin, kërkohet ndriçim i tragjedisë në Tetovë (Foto)

Redaksia

“Teknopanel”-i turk do të investojë 16 milion euro në ZZHIT Shkup 1

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More