Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria do ta mbajë seancën e 65-të

Shkup, 13 prill – Zhurnal.mk – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në orën 12.00 do të mbajë mbledhjen e rregullt me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e 65-të, sipas rendit të ditës të propozuar, ministrat, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligjin për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm.

Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në seancë, që do të mbahet përmes video konferencës, do të shqyrtohet edhe Informacioni për realizimin e projektit për ndërtimin e tubacionit të gazit interkonektiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë të dorëzuar nga Shoqata aksionare për kryerje të veprimtarisë energjetike “Burime Nacionale Energjetike” – Shkup në pronësi shtetërore.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga mbledhja e 65-të, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës pas përfundimit të saj.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...