Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria do të blejë çdo ditë nga 2000 maska mbrojtëse me çmim mbi 40 denarë për copë

Shkup, 25 mars – Zhurnal.mk – Qeveria ka hapur thirrje pubike për blerjen e maskave mbrojtëse me qëllim parandalimin e pasojave nga korona virusi, informon Zhurnal.

Qeveria në mënyrë intensive do të blejë së paku 2000 maska mbrojtëse çdo ditë për nevojat e institucioneve të vendit nga prodhues vendor. Lënda e blerjes do të jetë prodhimi, paketimi dhe distribuimi deri tek institucionet të cilat kanë nevojë për maska mbrojtëse.

Operatorët ekonomik duhet t’i përmbushin disa kushte: dërgesën e së paku 2000 maskave në ditë, dërgesa do të kryhet gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, çmimi i një maske 40 denarë plus TVSH me materialin e kompanisë, ndërsa 25 denarë plus TVSH nëse materialin e siguron Qeveria.

Nëse për këtë paraqiten shumë operatorë, atëherë Qeveria do të lidhë marrëveshje me operatorin që do të ofrojë çmimin më të ulët./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...