Shkup, 23 shkurt – Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për formimin e një Këshilli të ri për mbrojtjen e konsumatorëve dhe miratoi Vendim për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Këshilli në thelb ka për qëllim të kujdeset për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të konsumatorëve lidhur me mbrojtjen e shëndetit, sigurisë, interesave ekonomike dhe për informimin e tyre të rregullt në realizimin e të drejtave të tyre. Këshilli studion rregulloret ekzistuese ligjore dhe propozon ndryshime të duhura në fushën e mbrojtjes ligjore të konsumatorëve, e ndjek realizimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut masa për realizimin e tij”, thekson shërbimi qeveritar për shtyp. (Zhurnal.mk)