Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Shkup, 27 korrik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të me më shumë pika në rendin e ditës dhe nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

 

Në këtë mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohet Informacioni për projektin për kapital njerëzor dhe përpunimin e strategjisë për avancimin e kapitalit njerëzor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Grupacionin Banka Botërore.

Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për Udhëzime operative për masën 27 – mbështetje financiare me krijimin e meçing fondit për sipërmarrësit Romë.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhje do të vendoset për miratim edhe 64. Propozim – programi për plotësimin e Programit nacional vjetor për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.

Mbledhja e rregullt e 92-të pritet të fillojë në orën 13:30, ndërsa para saj do të mbahen tre mbledhje tematike: Mbledhja tematike për grupin e 3-të të marrëveshjeve për fonde të rialokuara nga Marrëveshja me TAV (në orën 12:00), Mbledhja tematike për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit (në orën 12:30) dhe Mbledhja tematike për procesin e decentralizimit institucional (në orën 13:00).

Related posts

Ruskovska: Së shpejti padi për Rashkovskin

Redaksia

Shilegov: Nuk arrita të shoh vizion për Shkupin te opozita

Z H

Boçvarski: Rruga e shpejtë Gradsko-Prilep po ndërtohet me shpejtësi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com