Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore

Shkup, 10 maj, Zhurnal.mk – Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Parcelat do të shiten me shpallje publike, ndërsa çmimi fillestar në ankand do të lëvizë nga 20 deri në 60 denarë, në varësi të klasës së tokës. Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, për Alsat tha se koncesionerët aktualë do të kenë përparësi në marrjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit.

Me përjashtim të koncesionerëve, të gjithë personat juridikë dhe fizikë do të mund të blejnë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Kjo nuk vlen për të huajt dhe kompanitë me mbi 50% të kapitalit të huaj. Toka duhet të përdoret për të paktën 10 vjet dhe ta përdorin sipas planit të biznesit me të cilin kanë aplikuar. Mund të ndërtojnë objekt në parcelë, por duhet të jetë në përputhje me aktivitetin. Pas kësaj periudhe, tokën do të mund ta shesë. Nëse përcaktohet që shfrytëzuesi i tokës nuk shkon sipas rregullave, do t’i merret dhe do të paguajë gjobë të lartë.

Versioni fillestar i Ligjit të Shitjes së Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit është bashkangjitur në Regjistrin e Vetëm të Rregulloreve, ENER. Autoritetet tani presin që ata që janë të përfshirë të paraqesin mendime dhe qëndrime mbi versionin e draftit. Sipas pritjeve të autoriteteve, Ligji mund të jetë gati jo më vonë se korriku i këtij viti.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...