Maqedoni TOP LAJM

Qeveria do të shqyrton mundësinë për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev mendon se ia vlen të merret në konsideratë opsioni i uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar të energjisë elektrike nga 18 në pesë për qind, por thekson se duhet të bëhen kalkulime dhe llogaritje se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik, burimet financiare të shtetit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë.

“Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua që nga fillimi, por unë jam kryetar i qeverisë dhe ne duhet të llogarisim për të ditur se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet financiare të vendit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi sot Zaev në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se do ta shqyrtojnë atë mundësi dhe do t’i bëjnë kalkulimet dhe llogaritjet, duke theksuar se kryetari i Rregullatorit kishte mesazh publik për t’i shqyrtuar këto variante.

“Sigurisht që ia vlen të shqyrtohet, por ne duhet të kujdesemi se çfarë ndikimi do të ketë në sigurimin e përgjithshëm të burimeve të mjaftueshme për të ndihmuar me pakon e pestë dhe pakon gjashtë më tej në ekonominë e Maqedonisë. Çdo ide, çdo rekomandim vlen të merret në konsideratë, veçanërisht kur vjen nga institucionet evropiane siç është Komuniteti Evropian i Energjisë dhe besoj se shërbimet tona eksperte në Qeveri, veçanërisht ministrat e ekonomisë, do ta rishikojnë këtë çështje dhe do të formojmë pozicion të përbashkët si qeveri”, tha kryeministri.

Postime të ngjashme

Arsovski akuzon komunën e Shtipit se ka ndarë tender për një familjar të Boçvarskit

T E

Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

XH,I

Me SMART financa, tejkalim më i shpejtë i krizës dhe rritje më e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...