Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Dy zëdhënësa do ti ketë Qeveria e re, njërin do ta propozon LSDM ndërsa tjetrin BDI, gjegjësisht do të jenë propozime të dy partive të koalicionit qeverisës, transmeton Zhurnal.
Për momentin funksionin zëdhënës ende e ushtron Muhamed Hoxha i cili ishte zgjedhur në vitin 2017, kur ishte zgjedhur edhe Qeveria e Zoran Zaevit. Atëherë funksionin e njejtë e kanë ushtruar së bashku me Mile Boshnjakovskin i cili pas dy viteve shkoi te Kabineti i Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.
Që nga atëherë zëdhënës i ri nuk është zgjedhur dhe Hoxha vetë e ka ushtruar funksionin edhe përskaj asaj që në ekipin qeveritar për mardhënie me publikuan ka edhe anëtarë të tjerë. Nuk përjashtohet mundësia që ai të shkon në një pozicion më të lartë.
Për eshalonet më të ulëta ende nuk janë marrë vesh partnerët e koalicionit Zaev e Ahmeti, dhe për këtë shkak ende nuk dihet se kush në cilat vende do të shkojnë.
Në seancën e mbrëmshme ishin të caktuar zëvendësit të kryeministrit por jo edhe sekretari gjeneral i Qeverisë.
Në vendin e Dragi Rashkovskit vjen Damjan Mançevski, por emërimi i tij do të ndodhë pas dorëheqjes në Parlament. Më pas do të ndahen edhe vendet e drejtorive.