Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria e konfirmon: Zaev dhe Pendarovski janë takuar me Sorosin

Shkup, 11 nëntor – Zhurnal.mk – Presidenti i vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev këtë uikend janë takuar me Aleksandar Soros për konsultime për iniciativën më të re rajonale për Ballkanin Perëndimor, transmeton Zhurnal.

Nga Qeveria thonë se disa organizata ndërkombëtare japin kontribut dhe ekspertizë për iniciativën e cila për qëllim ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Në këtë kontekst, gjatë takimeve në Ohër dhe Novi Sad, disa konsultime u mbajtën me përfaqësues nga KE-ja, të Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim, Banka Evropiane investuese, këshilli rajonal për bashkëpunim, si dhe me zv.kryetarin e fondacioneve Shoqëri e hapur Aleksandar Soros, të cilët kontribojnë për përparimin e të drejtave të njeriut, drejtësi, shëndetësi më të mirë publike dhe arsim”, deklaruan nga Qeveria për A1on.

Edhe pse takimi nuk ishte paralajmëruar, e as shërbimet nuk kishin njoftuar se kreu shtetëror është takuar me Aleksandar Soros, djalin e Xhorxh Soros, nga Qeveria thonë se nuk fshehin asgjë.

“Nuk ka asgjë sekrete në iniciativën e re të vendeve nga Ballkani perëndimor – kjo është iniciativë për Ballkan më të mirë dhe për jetë më të mirë për gjithë qytetarët e rajonit”, u përgjigjën nga Qeveria.

Nga Qeveria nuk tregojnë se çfarë më konkretisht është biseduar në takim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...