Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër koronavirusit

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online.

Masat u prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Ndër masat e reja është orari i punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Këto nuk mund të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit. Përkatësisht, ata do të mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndërkaq, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë liruar që të dalin në punë dhe punëdhënësit e tyre, sipas qeverisë, obligohen t’u krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

Miratimi i masave të reja vjen pasi Kosova ditëve të fundit ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,834 raste të reja.

Në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më 1 nëntor, janë regjistruar 20,179 raste me koronavirus.

Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.

Klikoni KËTU për t’u informuar për të gjitha masat e miratuara nga qeveria për mbrojtje nga COVID-19.

Postime të ngjashme

Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

T E

Vrasja e biznesmenit në Prishtinë nga babai i tij, flasin nga Prokuroria

T E

Babai vrau Albert Krasniqin dhe njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin

T E

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

T E

Kurz flet me Hotin, jep lajmin e mirë për shpërndarjen e vaksinave edhe në Ballkan

S.B.

Tetë të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...