Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qeveria e Kosovës ndan rreth 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Zhurnal Ads

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve në ekonomitë bujqësore, të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas Qeverisë, shuma e ndarë është rreth 2 milionë euro dhe do të përfitojnë 21 komuna.

“Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të datës 5 korrik 2020, për ndarjen e mjeteve për kompensimin e dëmeve në ekonomitë bujqësore, të shkaktuar nga fatkeqësitë elementare natyrore në shumën prej 1,999,910 euro. Përfitues do të jenë ekonomitë bujqësore në komunat: Istog, Pejë, Viti, Kaçanik, Vushtrri, Klinë, Rahovec, Mitrovica e Jugut, Prishtinë, Drenas, Skenderaj, Prizren, Fushë Kosovë, Shtime, Podujevë, Mamushë, Leposaviq, Gjilan, Suharekë, Dragash dhe Kamenicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, kryeministri Avdullah Hoti kishte njoftuar se është bërë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi.

“Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë! Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes!”, kishte shkruar Hoti në Facebook.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa kishte deklaruar se, brenda javës do të fillojnë pagesat e subvencioneve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Fëmijët e panë 48-vjeçarin nga Ferizaj teksa ua vrau nënën e plagosi babain

S.B.

Fushë Kosovë: Burri sulmon fizikisht gruan

admin

Zvicër, një shqiptare Delegate e Partisë socialdemokrate për Zyrihun

admin

Lajçak ia kthen Thaçit shkurt: Nuk mund të pajtohem më tepër se kaq

admin

Verhelyi : Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së

admin

Hyrja e PDK-së në qeveri, e mundshme vetëm nëse i jepet kryeministri ose presidenti

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...