Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria e miratoi planin, fillon shpërndarja e administratorëve

Shkup, 19 janar – Në seancën e pasdites, Qeveria miratoi informacionin me Propozim-Planin për punësim të nëpunësve administrativë të pasistemuar nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Mes Bashkësive, të punësuar përmes programit K5. Në planin që u miratua sot, janë përfshirë 1.349 të punësuar të cilët do të shpërndahen në vende pune konkrete në 237 institucione.

Qëllimi i Planit është që të punësuarit të vendosen në institucionet e sektorit publik në vendin pune për të cilin nëpunësi plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin për sistemimin e vendeve të punës në institucionin në të cilin do të punojë.

Gjatë përpilimit të planit merret në konsideratë gjendja aktuale e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike në institucionet që duhet të marrin nëpunës, nevoja për rritjen e numrit të burimeve njerëzore në institucionet përkatëse, si dhe vendet e lira të punës në ato institucione.

Postime të ngjashme

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDI-ja është më e unifikuar!

Bexhet Musliu

Ish kryeministri Georgievski këshillon se si të zgjidhet çështja me Bullgarinë

T E

Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

T E

Sa të rezikuar jemi? Kroacia dhe Slovenia regjistrojnë rastet e para me variantin afrikano jugor

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...