Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria e miratoi Programin vjetor për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve

Shkup, 26 janar – Anëtarët e Qeverisë në mbledhjen e sotme e miratuan Programin vjetor për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore për vitin 2021 të Ndërmarrjes Publike për “Rrugë Shtetërore” i cili në pjesën e investimeve këtë vit ka buxhet më të lartë për 4.000.000.000 denarë në raport me vitin e kaluar, bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar.

Në këtë mbledhje Qeveria e konfirmoi tekstin edhe të Propozim Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, me të cilin, mes tjerash, bëhet harmonizimi me legjislaturën e Bashkimit Evropian në drejtim të sigurimit të mekanizmave dhe kushteve për mirëmbajtje të nivelit të lartë të sigurisë dhe stabilitetit në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në vend dhe në BE, përmes mekanizmave të sigurt dhe transparentë të cilët bazohen në solidaritet mes vendeve-anëtare.

Përveç harmonizimit me direktivën evropiane, me ndryshimet e propozuara bëhet harmonizimi edhe me legjislaturën vendore si kusht i domosdoshëm për efikase dhe implementim të papengueshëm të rregullave në praktikë.

Postime të ngjashme

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Z H

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Z H

Zaev do ta teston votëbesimin e Qeverisë në Kuvend

R Zh

VMRO-DPMNE parashtroi Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të ligjit për regjistrim

R Zh

Alternativa për nënshtetësinë: Zaev ka humbur rrugën në oborr

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...