Shkup, 23 korrik – Qeveria e re ka hyrë në ditët e fundit drejt përfundimit të mobilizimit edhe kompletimit të të gjitha eshalonëve. Sot janë votuar zëvendës ministrat e qeverisë së re, dhe në seancat në vijim do të votohen edhe drejtorët e rinj. Kjo fazë është vetëm çështje procedurale pasi përzgjedhja e kuadrove brenda partive veçse e kanë përfunduar. Ndryshe, nga opozita këtë vonesë e kanë cilësuar si mungesë aftësie të qeveritarëve të rinj për ta kompletuar qeverinë, por nga ana tjetër e kanë arsyetuar këtë vonesë përshkak të periudhës së pushimeve, dhe vizitës së kryeministrit në Uashington, shkruan Zhurnal.
Qeveria drejt kompletimit, sot votohen zëvendës ministrat, kush janë zëvendës ministrat shqiptarë dhe bagazhi i tyre –
Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 11-të në të cilën duhet të votohen zëvendësministrat në Qeveri, me çka plotësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Mbledhja është caktuar për në orën 11, ndërsa në rend dite është edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore publike dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvend. Kryetari i Qeverisë propozimin për zëvendësministra e dorëzoi në Kuvend javën e kaluar.
Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ismaili është ekonomiste e diplomuar. Ajo filloi përvojën e saj të punës në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë”si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte Shoqëruese e personi të udhëzuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.
Astrit Iseini propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme. Iseini u diplomua në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mori titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, profesor me korrespodencë. Aktualisht është profesor me korrespodencë në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.
Nezhdet Mustafa propozohet zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë Kryetar i Komunës së Shuto Orizarës. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, e nga viti 2006 deri në vitin 2017 u emërua ministër pa portofol – Koordinator kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë së romëve.
Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Bexheti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ai ka përvojë të gjerë pune në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe aktualisht është udhëheqë i Njësisë së parashtresave dhe propozimeve, Sektori juridik.
Lulzim Aliu propozohet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës. Aliu është doktor i shkencave filologjike. Është profesor i rregullt në lëndën Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës shqipe, letërsia për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi” – Shkup. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan.
Erxhan Selimi propozohet si zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Selimi është magjistër i shkencave politike. Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në vitin 2024 ai ishte nëpunës shtetëror në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e nga viti 2017 deri në vitin 2024 ishte këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Sedat Sulejmani është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Sulejmani studioi Teologji Pedagogjike në Universitetin Uludag-Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës, ndërsa që nga viti 2023 ka qenë i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për mbështetje profesionale administrative në inspektoratin komunal.
Kaltrina Zekolli Shaqiri propozohet për zëvendësministre të Transportit. Zekolli Shaqiri është doktore e shkencave. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 ajo ishte profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale, e nga viti 2023 deri në vitin 2024 ajo u zgjodh u.d. dekane.
Safije Sadiki Shaini propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Sportit. Sadiki Shaini është inxhiniere në Informatikë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku nga viti 2012-2019 ka qenë asistente në informatikë me korrespodencë. Ajo ka qenë deputete në përbërjen parlamentare nga viti 2020 deri në vitin 2024. Që nga viti 2020, ka qenë Asistente e Informatikës në Universitetin Nënë Tereza.
Qeveria stabile duhet të vazhdojë me punë –
Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.
Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim
Sfidat në të cilat ka kalua vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.
Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.
Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.
Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk