Qeveria e rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

Shkup, 31 korrik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 93-të me radhë e ka plotësuar Programin për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta me 22.990.000 denarë shtesë, me çka vlera e përgjithshme e mjeteve nga pjesa e I e këtij programi në vend se 15.000.000 denarë, do të jetë 37.900.000 denarë.

 

Me masën e parashikuar do t’u mundësohet personave, të cilët të hyrat mujore në familje nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarë, të shfrytëzojnë pushim vjetor në qendrat turistike dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik, transmeton TV21.

Qeveria, gjithashtu e ka miratuar Informacionin për realizimin e Thirrjes publike për mbështetje financiare për Agjencitë e licencuara turistike dhe ka sjellë Vendim për miratim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si pjesë e pakos për realizim të pasojave nga Covid-19.

Me këtë vendim, aprovohen mjetet në vlerë prej 50.880.000 denarë nga 258 agjenci turistike të licencuara.

Qeveria ka sjellë Vendim për mbështetje financiare për klubet e natës, me të cilën miratohen mjete në vlerë prej 8.324.480 denarë për 17 klube të natës nga programet për mbështetje të kompanive për ballafaqim të pasojave nga Covid-19.

Nga programet për mbështetje për ballafaqim të pasojave nga Covid-19, Qeveria e ka sjellë edhe vendimin për mbështetje financiare të restoranteve të dasmave, për të cilët, për 107 subjekte juridike, janë miratuar mjete në vlerë prej 51.650.798 denarë.

Related posts

Mbledhje online mes Zaev, Rama dhe Vuçiç për një Ballkan më evropian

Z H

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Vuçiç: Mirë se vini”

D V

Gjendja sot nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com