Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria emëron drejtor dhe zëvendës të rinjë, ja emrat

Shkup, 26 tetor – Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për emërimin e disa drejtorëve, ushtruesve të detyrës drejtor dhe anëtarëve të bordeve drejtuese në disa institucione shtetërore në bazë të propozimeve nga komisioni kadrovik.

Kështu, është pranuar dorëheqja e Borce Haxhiev nga pozita e drejtorit tek Fondi për sigurimin e depozitave derisa në vend të tij është emëruar drejtor, Amir Shabani.

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Armir Sadikit duke e shkarkuar atë nga Byroja për furnizime publike dhe në vend të tij ka emëruar drejtor, Borce Haxhiev.

Për drejtor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor është emëruar Biljana Jovanovska kurse për zëvendës drejtor, Shaip Zeneli.

Qeveria ka shkarkuar nga detyra edhe Orhan Ramadanin derisa në vend të tij drejtor tek Fondi për sigurim shëndetësorë është emëruar Faton Ahmeti.

Besir Deari është emëruar zëvendës drejtor tek Drejtoria e policisë financiare kurse Blerim Idrizi zëvendës drejtor tek Enti shtetërorë për pronësi industriale.

Postime të ngjashme

Spasovski uron 29 vjetorin e Drejtorisë Doganore

Z H

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Z H

A po normalizohet puna në Kuvend, partitë opozitare të gatshme për të tërhequr amandamentet

Z H

Njoftohuni për gjendjen e rrugëve në gjithë territorin e shtetit

Z H

Kuvendi duhet ta vazhdojë debatin për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Z H

Moti sot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...