Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Qeveria emëron katër zëvendësministra

Prishtinë, 6 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë: Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Deri mëë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...