Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: Është miratuar financimi i termocentraleve fotovoltaike Osllomej dhe Manastir përmes BERZH-it

Shkup, 14 shtator – Qeveria në mbledhjen e sotme e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet për Marrëveshjen për hua për financimin e projektit të Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore (EMV) për kalimin drejtë fotovoltaikëve solarë, i cili do të lidhet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Qëllimi i projektit, siç njoftoi shërbimi qeveritar për media, është t’i ndihmojë vendit në arritjen e normave evropiane për emetime të gazrave të qelqtë dhe qëllimeve ekologjike dhe angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I njëjti do të ketë efekt pozitiv në mjedisin jetësor, sepse me lëshimin në përdorim të termocentraleve fotovoltaike FE “Osllomej 2”, me fuqi prej 10 MW dhe FE “Manastir”, me fuqi prej 20 MW, do të ulet prodhimtaria e energjisë elektrike nga termocentralet, me çka, nuk do të ketë ndikim të dëmshëm ndaj mjedisit jetësor.

Ky investim do të kontribuojë për punësime të reja, që pozitivisht do të ndikojë ndaj aspektit social në këto dy rajone, ku është planifikuar ndërtimi i dy termocentraleve fotovolatike.

Vlera e përgjithshme e projektit është 25 milionë euro. Projekti planifikohet të financohet me hua nga BERZH-i dhe me grant investues nga BE-ja nga Fondi për Investime për Ballkanin Perëndimor prej 5 milionë euro, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy