Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria fton debat për legalizimin e marijuhanës

Shkup, 24 nëntor, zhurnal.mk – Qeveria fton ekspertët, organizatat joqeveritare dhe të tjerët të kyçen në debatin publik për legalizimin e përdorimit të marijuhanës. Sipas ekzekutivit, një zgjidhje ligjore cilësore do të ishte me shumë përfitime.

“Kjo është një çështje komplekse dhe pikërisht për këtë ky proces duhet të jenë në thelb gjithëpërfshirës… Përskaj opinionit profesionist dhe të ekspertëve të përfshihen edhe organizatat joqeveritare, shoqatat civile, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje cilësore. Zgjidhja cilësore e kësaj çështje mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin edhe atë në aspekt të rregullimit të tregtimit të marijuhanës, uljen e krimit dhe, sigurisht, përfitime ekonomike, para së gjithash për turizmin dhe gastronomitë”, njoftojnë nga Qeveria.

Në Kuvend, deputetët e shumicës presin ta shohin propozimin konkret.

“Akoma bëjmë konsultime. Deputetët nuk kanë marrë asnjë tekst por për atë temë sigurisht se do të hapim me debat të gjerë dhe do të vendosim edhe në bazë të propozimit, edhe në bazë të ndërhyrjeve tona për atë se si do të duhet të jetë teksti i atij ligji”, tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se kjo çështje aktualizohet për përfitime të tjera.

“Për momentin, sipas meje, kjo është temë për defokusim në një periudhë të rëndësishme për vendin, nga kriza me virusin në të cilën secilën ditë humbin shumë jetë dhe ka të paktën 1500 të infektuar në ditë, dhe e dyta, vetoja nga Bullgaria. Ta shohim propozim/ligjin dhe do të prononcohemi por është e qartë se bëhet fjalë për interesa biznesore duke pasur parasysh se familja Zaev është thellë e zhytur në biznesin e prodhimit të marijuhanës”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Debatin për dekriminalizimin e marijuhanës në opinion e hapi kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...