Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria: Fuqishëm jemi të vendosur ta ndryshojmë imazhin dhe perceptimin në luftën kundër korrupsionit

Shkup, 28 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm është e vendosur  ta ndryshojë imazhin  dhe perceptimin në luftën kundër korrupsionit, kjo është një nga prioritetet  kryesore të “Aksion 21 – standarde evropiane në vend”.

Nga Qeveria kumtojnë se për luftë kundër krimit dhe korupsionit nevojitet  prokurori dhe organe gjyqësore të pavarura. Qeveria i ka siguruar të gjitha kushtet për reforma në gjyqësi dhe me të drejtë presim rezultat, gjegjësisht  secili që ka gabuar  me ligj të mbajë përgjegjësi.

“Kemi vendosmëri, guxim, plan dhe njohuri se si të ballafaqohemi  me korrupsionin dhe krimin. Pa dallim që zvogëlimi i perceptimit për korrupsionin është proces më i ngadalshëm  nga zvogëlimi  faktik,  bindim se do të ndryshohet perceptimi te qytetarët, me çdo vendim të ardhshëm gjyqësor,  me çdo fazë të ardhshme nga spastrimi i cili filloi dhe  tregon rezultate të dukshme. Për alarmin  i cili vjen nga raporti i fundit i “Transparensi Interneshënall” jemi të vetëdijshëm dhe theksojmë se  asgjë nuk do t’i mposhtë institucionet  të cilat qëndrojnë  në radhët e para luftarake kundër korrupsionit. Qeveria dhe qytetarët janë në anën e njëjtë kur bëhet fjalë për luftë kundër korrupsionit”, citohet në kumtesën e Qeverisë.

Renditja e fundit e “Transparensi Interneshënall” për indeksin e  perceptimit të korrupsionit sipas të cilit Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 11-të,  citohet në kumtesën qeveritare, tregon edhe se vendi e ka numrin e njëjtë të pikëve sikur edhe më parë  që është tregues  se  nuk ka ngecje  në proceset. Përmendin se organizata e njëjtë para një muaji  e ka renditur Republikën e Maqedonisë së Veriut në vendin e dytë të lartë  nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, sipas Indeksit për integritet të qeverive  në sektorin e mbrojtjes.

Qeveria konsideron që perceptimi i qytetarëve se korrupsioni është rritur është rezultat i disa faktorëve: qytetarët  prisnin ndryshim drastik në gjyqësinë,  por terreni tregoi se  instalimet  korruptuese  të qeverisjes paraprake të regjimit kanë depërtuar  deri në poret  më të vogla  të institucioneve; shteti ende  është në procesin e ndërtimit të vetëdijes kolektive për veprimin e dëmshëm dhe shkatërrues të  korrupsionit,  por ryshfeti i vogël (aktiv dhe pasiv)  rëndë çrrënjoset; mediumet  janë të lira dhe mund të raportojnë  dhe njoftojnë për rastet për të cilat  më parë, rrallë ose asnjëherë  nuk është dëgjuar; në skenën politike, partia më e madhe opozitare ende vepron  kundër politikave qeveritare për sigurim të  shtetit  juridik,  ndërsa  kundërshtimi të jepet mbështetje e Ligjit për prokurorinë publike është një nga  ato shembuj me të cilat VMRO-DPMNE praktikisht  u ndal kundër zgjidhjes së çështjeve në të cilat ndiqen  personat e dyshimtë për korrupsion të lartë.

Nga Qeveria theksojnë se këtë vit do të vazhdohet  implementimi i rekomandimeve  të GREKO-s. Në gjysmën e parë të vitit, në bashkëpunim me USAID-in, do të zbatohet test  për vlerësim të integritetit të anëtarëve të Qeverisë,  këshilltarët e tyre dhe bashkëpunëtorët e jashtëm. Kjo do të kontribuojë për vrojtim të dobësive  eventuale në sektoret individuale,  ndërsa me atë do të parandalohet edhe  korrupsioni në kohë. Testi do të tregojë se cilat sektore  janë më të rrezikshme  në pikpamje të korrupsionit,  dobësia për menaxhim të situatave të krizave nga ana e funksionarëve. Ashtu do të mundësohet  alokim adekuat i resurseve,  përforcim i kapacitetit të institucioneve, sigurim i shërbimeve më efikase dhe në kohë ndaj qytetarëve.

Ka filluar procesi për vendosjen e tërësishme të projektit për Interoperabilitet ndërmjet Institucioneve  antikorruptuese  të cilat përgjigjen para Qeverisë. “Përmes këtij projekti do të mundësohet  këmbim i sigurt dhe efikas i të dhënave për  lëndët e lidhura me korrupsionin, nëpërmjet rrugës elektronike. Në atë mënyrë do të kemi rezultate të shpejta dhe efikase  në zgjidhjen e rasteve për të cilat ekziston dyshim për korrupsion. Askush nuk do të guxojë të fshehë dhe  ngadalësojë raste, ku ka dyshime për korrupsion”, thuhet në kumtesë.

“Do të punohet në ekipim dhe digjitalizim të qendrave hetuese në Prokurorinë Publike, që do të kontribuojë  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit përmes zgjidhjes së shpejtë të lëndëve. Tani, nga 23  prokurori themelore publike në shtet,  vetëm 4 prokurori kanë qendra hetuese të cilat edhe pse janë operative, nuk i kanë kapacitetet e nevojshme, nuk janë ekipuar, as digjitalizuar. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është më lartë në agjendën e mandatit të kësaj Qeverie”, potencohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Postime të ngjashme

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Z H

Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...