Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria i bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen në mënyrë aktive

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Qeveria sot u dërgoi apel shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë aktive në Regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave, që filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp theksoi se regjistrimi më 1 mars ka filluar edhe për të burgosurit, të punësuarit në PDK dhe ushtarët që janë në misione jashtë vendit.

Hoxha informoi dhe se me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e 50-të të djeshme e miratoi Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave të vitit 2021 i cili do të parashikojë masa në të trija fazat e regjistrimit, gjegjësisht në fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe në fazën e zbatimit të regjistrimit në terren me Protokoll të veçantë për regjistrim të personave të cilët në periudhën e zbatimit të regjistrimit janë pozitivë ndaj Kovid-19.

Postime të ngjashme

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...