Qeveria i jep dritë jeshile Ribalancit, e proceson për në Kuvend

nga Xh M

Shkup, 6 gusht – Qeveria ka miratuar ribalanc të plotësuar të Buxhetit për vitin 2024, me të cilin janë siguruar mjete financiare shtesë për më shumë institucione: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, MPB-ja, Këshilli inspektues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria doganore, Pushteti ekzekutiv, Prokuroria publike, Avokati i popullit, Këshilli i prokurorove publikë, ASHAM,…

Siç tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në konferencën për shtyp në Qeveri, me Buxhetin e plotësuar sigurohen mjete për pagesë të pagave dhe blerje të pajisjeve.

“KSHZ-ja ka marrë 350 milionë denarë shtesë, Këshilli inspektues 147 milionë, MPB-ja 60 milionë për blerje të materialeve për dokumente personale, ASHAM-i ka marrë 18,7 milionë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë për blerjen e pajisjeve”, informoi ministrja.

Dimitrieska-Koçoska ka treguar se ribalanci i plotësuar i Buxhetit për vitin 2024 do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More