Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria i jep leje Postës të kërkojë bankë tjetër për bashkëpunim, nesër mbledhje e bordit

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Qeveria sot ka dhënë dritë jeshile që Posta e Maqedonisë të fillojë negociatat me bankat në Maqedoni, që të vazhdojë me punë. Pas falimentimit të Eurostandard bankës, pothuajse një muaj Posta nuk kryen asnjë pagesë, nuk paguhen as pensionet, e as ndihma sociale, ndërsa qytetarët nuk mund t’i paguajnë as faturat për rrymë e shërbime tjera, sepse këto shërbime Posta i ka siguruar përmes bankës Eurostandard, informon Zhurnal.

I pari i Postës, Ejup Rustemi për Sitel ka thënë se që nesër menjëherë do të thirret mbledhje e Bordit Drejtues, ku do të definohen kriteret për zgjedhjen dhe do të thirren të gjitha bankat të ofrojnë oferta. Sa do të zgjatë përzgjedhja e bankës, nuk mund të precizojë, por Rustemi premtoi se do të zgjedhet ajo bankë e cila do të ofrojë shërbime më të mira.

Sot sindikata kërkoi takim urgjent me kryeministrin Zaev, sepse pagat dhe ekzistenca u është vënë në rrezik.

Ndryshe Eurostandard Banka, me Postën e Maqedonisë kishte marrëveshje të nënshkruar për 15 vite. Për shërbimet, ata nga banka mernin të holla, të cilat për gjashtë muajt e parë ishte 1,8 milion euro, që është 20% nga gjithsej të ardhurat e realizuara të Postës. Me këto të holla, janë ndarë pagat për 560 të punësuar, ndërsa gjithsej persona të angazhuar për qarkullimet ditore kanë qenë 870 punonjës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

R Zh

Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

R Zh

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

R Zh

Hubejb Alili, hafizi më i ri në Shkup

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...