Qeveria i konfirmoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat-publik

Shkup, 13 korrik – Qeveria  në seancën e sotme të 87-të në propozim të Ministrisë së Ekonomisë e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik.

 

“Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë me qëllim për vazhdim të afateve  të disa koncesioneve të lidhura  në një kohë të caktuar nën kushte të caktuara, ndërsa lidhur me realizimin  e masave nga seti i pestë i masave antikrizë të Qeverisë për zvogëlimin e pasojave nga pandemia  botërore e shkaktuar  prej KOVID-19”, informon pres-shërbimi qeveritar.

Qeveria e konfirmoi edhe Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante  të shtetit, gjegjësisht për falimentuesit.

“Me propozim-vendimet e reja ligjore është parashikuar kushti i cili ka të bëjë me gjatësinë e marrëdhënies së punës të jetë 14 vjet, përfundimisht me 31.12.2020 me qëllim që të sigurohet barazi e qytetarëve gjatë realizimit të kësaj të drejte të sigurimit material  të cilën do ta realizojnë  së paku edhe 1.100 persona të papunë, gjegjësisht falimentues”, citohet në kumtesën e seancës qeveritare.

Së bashku me  vendimet ligjore paraprake, fushëveprimi i përgjithshëm i falimentuesve e kanë realizuar  ose do ta realizojnë  të drejtën për kompensim në vlerë prej 9.242.00 denarë deri në pensionimin e tyre, ndërsa  do të përfshijë afër 13.000 persona.

Në këtë seancë Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Programin e reformave ekonomike 2022-2024 dhe dialogun ekonomik-financiar  ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

“Dialogu ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve të përfshira me zgjerimin e BE-së ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe t’i përgatisë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për  pjesëmarrjen e ardhshme në koordinimin e politikave ekonomike të BE-së. Sipas konkluzioneve  të dialogut Maqedonia e Veriut është prijës në zbatimin e iniciativave të përbashkëta në katër vitet e fundit. Vlerësimi i komisionit Evropian në Programet për reforma ekonomike 2021-2023 tregoi se vendi ka  rezultat më të lartë prej 61,1% konkluzione të përbashkëta të miratuara në maj të vitit 2020, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë dhe ky është rezultat më i lartë i arritur nga fillimi i procesit të përgatitjes së programeve për reforma ekonomike”, shtohet në kumtesë.

Related posts

Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë e Maqedonisë

D V

ESHS: Pohimet për bojkot të regjistrimit janë trillime dhe tërësisht të pasakta

D V

Petar Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com