Qeveria i miratoi DMSH-së të angazhojë dy pilotë të pensionistë të Er traktorëve

nga Xh M

Negotinë, 11 korrik – Qeveria në mbledhjen e sotme dha pëlqimin që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) të angazhojë dy pilotë të pensionuar të Er traktorëve, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.

Sipas QMK-së, nesër herët paradite, pilotët do të nënshkruajnë kontratë në vepër.

“Menjëherë më pas Agjencia për aviacion civil do ta heqë ndalesën për fluturim dhe Er traktorët e DMSH-së do të mund të fluturojnë drejt zjarrit në malin Serta, ndërsa sipas nevojës edhe drejt cilit do zjarr prioritar për shuarje”, theksojnë nga QMK.

Akoma është aktiv zjarri në Serta në Negotinë, i cili shpërtheu dje rreth orës 10:30. Për sonte në orën 22:00 është caktuar takim i ri i Shtabit të Negotinës për mbrojtje dhe shpëtim, i formuar mbrëmë në mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More