Qeveria i miratoi ndryshimet e gjashtë ligjeve kryesore për procesin e digjitalizimit

Shkup, 5 tetor – Qeveria në seancën e sotme i miratoi ndryshimet e ligjeve për letërnjoftim, për numrin amë, për shtetësi, për emrin personal, për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe për regjistrimin e banimit dhe qëndrimit të qytetarëve.

 

Siç bëri të ditur Kabineti i zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski, me ndryshimet mundësohet që qytetari të mundet të shtrojë kërkesë dhe përmes pajisjes për identifikim përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike, në përputhje me rregulloret e fushës së menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike. Njëherësh, dokumentet e nevojshme të cilat nevojiten në procedurë, institucioni i merr përmes detyrës zyrtare përmes Platformës kombëtare për ndërveprim, në përputhje me rregullat e fushës së menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike.

“Ligjet e theksuara, si pjesë e parë e paketës së ndryshimeve, do të mundësojnë komunikim të plotë elektronik në të gjitha nivelet dhe midis të gjitha subjekteve në qarkullimin juridik, në mënyrë që do të mundësojnë përdorim të pajisjeve për komunikim elektronik dhe identifikim elektronik. Në mënyrë shtesë, këto ligje mundësojnë[ sigurim elektronik të shërbimeve administrative,  nga paraqitja e kërkesës, deri te nxjerrja e aktit  me të cilin përfundon procedura. Në kontekst të njëjtë, proceset e theksuara kanë për qëllim digjitalizim të proceseve për të cilat kompetentë janë institucionet e sektorit publik dhe uljen e fakteve të cilat qytetarët dhe bizneset i dorëzojnë në procedura për realizim të të drejtave apo përmbushjen e detyrimeve para organeve kompetente. Njëherësh, procesi i digjitalizimit, si mekanizëm për parandalim të korrupsionit do të sigurojë uljen e faktorit njeri, gjegjësisht uljen e ndikimit subjektiv të nëpunësve të cilët i udhëheqin procedurat”, informoi Kabineti.

Këto ndryshime, siç shtohet në kumtesë, janë rezultat i punës intensive të Grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për shkak të digjitalizimit të proceseve të përcaktuara me ligj. 

Related posts

Ministrat e BDI-së mungojnë në seancën e Qeverisë, një ditë pasi Arjanit Hoxha u tha se mund të “fluturojnë”

D V

Bullgaria shkon në zgjedhje të reja

N E

Tabelat moderne informative me kod QR të vendosura në qindra ndërtesa me rëndësi kulturore dhe historike në Ohër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More