Qeveria i miratoi propozim-ligjet për dokumentet e udhëtimit, për letërnjoftime dhe numrin amë

Shkup, 5 tetor – Janë përcaktuar tekstet e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për emrin personal, të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për regjistrimin e banimit dhe qëndrimit të qytetarëve, të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin për letërnjoftim, të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe të Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për numrin amë, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kumtuan nga Qeveria pas seancës së rregullt të 109-të.

 

Bëhet fjalë për ligje të cilat janë pjesë e legjislacionit kombëtar në të cilat do të implementohen proceset e parapara për digjitalizim në praktikë, nevojitet njëkohësisht edhe ndryshim i koordinuar i disa rregulloreve.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e parapara do të kryhet edhe harmonizimi me Kapitullin 10 të Bashkimit Evropian, që paraqet bazë për fillimin e digjitalizimit në shtetin tonë dhe implementim të plotë të konceptit e-Qeveri, në mënyrë që siguron komunikim të ndërsjellë të institucioneve me sektorin e biznesit dhe me qytetarët”, theksuan nga Qeveria. 

Related posts

Sela: Kësaj radhe nuk do të mund t’i manipulojnë zgjedhjet, kemi djemtë dhe vajzat që do ta mbrojnë vullnetin e popullit

D V

KSHZ: Kryetarët e komunave ti dezinfektojnë vendvotimet

D V

Taravari me një shkrim i mposhtë gjitha lajmet e rreme dhe shpifjet kundër tij (Video)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More