Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qeveria i përgjigjet pyetjes së Lajçakut për Asociacionin pak para se ai të mbërrijë në Kosovë

Zhurnal Ads

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të jetë temë diskutimi në dialogun Kosovë – Serbi. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës pak orë para se emisari special i Bashkimit Evropian për këtë dialog, Miroslav Lajçak, të mbërrijë në Prishtinë për ta bindur palën kosovare që të mos e përjashtojë këtë temë nga dialogu.

Para 3 muajsh, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte zhbllokuar pas 20 muajsh bllokadë, por tani ka ngecur sërish. Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bërë kushti i radhës i Serbisë për t’u ulur përsëri në tavolinën e bisedimeve. Por për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kjo çështje është e mbyllur dhe nuk do të diskutohet më.

Zyra e Kryeministrit, në një përgjigje për Gazetën Express i është përgjigjur pyetjes që Lajçakut e shtroi të dielën në një intervistë për gazetën austriake, Wiener Zeitung.

“[Asociacioni] Është një çështje shumë e ndjeshme për të cilën ka folur edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës – dhe ky mendim duhet të merret parasysh. Por ata që kundërshtojnë se tani nuk është koha e duhur për të, unë pyes: “Kur, nëse jo tani?” Ju e nënshkruat vetë këtë marrëveshje”, tha Lajçak.

Por, Qeveria e Kosovës ka theksuar se i qëndron prapa parimit se Asociacioni nuk do të rinegociohet, ashtu si asnjë marrëveshje tjetër e nënshkruar më herët e që është miratuar në Kuvend.

“Kosova i mbetet besnike parimit se për temat për të cilat është arritur marrëveshje, e të cilat marrëveshje kanë marrë mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u shndërruar në obligim ligjor dhe detyrim ndërkombëtar, nuk mund të rinegociohen apo ndërhyhet në to”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Express.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe megjithatë do të themelohet, por Qeveria thotë se kjo do të ndodhë vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“Republika e Kosovës si shtet i së drejtës dhe respektuese e përkushtuar e detyrimeve të saj është e obliguar që të respektojë obligimin ligjor të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e saj dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ekzekutivit.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me marrëveshjen që Kosova dhe Serbia e kishin nënshkruar në vitin 2013. Në vitin 2015, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, që theksonte se kjo do të ndodhte sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese. E Kushtetuesja kishte konstatuar se parimet për këtë Asociacion nuk ishin në përputhje me Kushtetutën, edhe pse kishte thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë.

Ndërkohë që Kosova thotë se çështja e Asociacionit është çështje e mbyllur, Serbia po insiston që për këtë të diskutohet sërish. Madje, në takimin e fundit të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh në Bruksel, Beogradi e kushtëzoi vazhdimin e dialogut me këtë çështje. Edhe BE-ja këmbëngulë që Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale, gjithëpërfshirëse.

Për këtë marrëveshje edhe Qeveria e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar, duke theksuar gjithmonë se ajo duhet të përfshijë edhe njohjen reciproke.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke, në respektim të Kushtetues së vendit tonë, integritetit territorial dhe funksionimit unitar të shtetit. Për çka kemi treguar deri sot gatishmërinë dhe angazhimin tonë që përmes vullnetit të mirë të ndihmojmë procesin dialogues, i cili do të dërgojë drejt një marrëveshjeje të drejtë e gjithëpërfshirëse”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë tjerë të shtetit serb pohojnë vazhdimisht se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të ndodhë kurrë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Përplaset një traktor dhe tri vetura, vdes një person

S.B.

I infektuar me COVID-19 del nga shtëpia, policia hap rast ndaj prishtinasit

S.B.

22 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

S.B.

Jasharaj: Do të bëhet testim për COVID-19 për mësimdhënësit

admin

Shërohen tetë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 20 të tjerë në gjendje të rëndë

S.B.

Arrestime të tjera priten nga Specialja

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...