Qeveria jep dritë jeshile për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Ljupço Kocevski

nga Xh M

Shkup, 11 shkurt – Qeveria në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski.

Lupço Kocevski është emëruar prokuror publik republikan një vit më parë.

Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdimisht ka kritikuar Prokurorinë Publike, duke thënë se nuk po i kryen obligimet e veta dhe se kur është dashur të merren masa ndaj zyrtarëve, te prokurorët “janë paraqitur probleme shëndetësore”. Mickoski para pak kohësh deklaroi se Qeveria ka shumicën në Kuvend, për ta larguar Kocevskin nga detyra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More