Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria ka miratuar propozim-ligjin për buxhetet

Shkup, 5 janar – Në seancën e sotme të rregullt, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për buxhetet, me qëllim të zbatimit të reformave në proceset e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit, përforcimin e disiplinës fiskale, parashikime të qëndrueshme fiskale për periudhën afatmesme, integrimin e proceseve të financave publike dhe transparencën e përmirësuar.

Në kumtesën nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, thuhet se meqë Ligji ekzistues për buxhetet është i vitit 2005, Propozim-ligji i ri parashikon disa ndryshime dhe sqarime shtesë dhe rregullon procedurat për përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit, si dhe njoftimi për zbatimin e buxhetit.

Nevoja për hartimin e një ligji plotësisht të ri, siç theksohet, ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe përforcimin e buxhetimit afatmesëm, si një nga përparësitë kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut, si pjesë e procesit të pranimit në BE.

Ligji i ri për buxhetet, i cili duhet të vlejë nga 1 janari i vitit 2023, përshtatet në konceptin e financës SMART, respektivisht synon të sigurojë kornizë për politikë fiskale të shëndoshë, të parashikueshme dhe të qëndrueshme dhe të rritë disiplinën dhe përgjegjësinë e buxhetit dhe do të paraqitet në procedurën parlamentare.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Debat i madh në mbledhjen e BDI-së, pakënaqësi e madhe e ekzekutivit!

Bexhet Musliu

Opozita shqiptare kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe dorëheqjet në MPB

Bexhet Musliu

Nikollovski: Të martën publikojmë planin e veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Bexhet Musliu

Karakaçanov: Kushdo që të vijë në pushtet në Bullgar, problemi me Maqedoninë do vazhdojë

T E

Protesta në Shkup për rastin “Monstra”, reagon PDIU: Lironi të arrestuarit, e drejta për protestë paqësore, thelbësore në demokraci

Bexhet Musliu

Gjatë disa ditëve të ardhshme do të dihet se kur do të arrijnë vaksinat kineze dhe ruse

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...