Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria ka rekomanduar që të gjithë të instalojnë aplikacionin “Stop korona”!

Shkup, 19 prill – Qeveria ka dërguar rekomandim për të instaluar aplikacionin mobil “Stop korona”, nga seanca e djeshme, për të gjithë punonjësit në organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, agjencitë, fondet, zyrat, entet, drjetoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore. Në të njëjtën kohë, i ka udhëzuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe punonjësit e sektorit privat, ta instalojnë këtë aplikacion, raporton Meta.

Në të njëjtën kohë, Qeveria kërkoi nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë Veriore që të detyrojë të gjithë mjekët amë në vendin tonë që t’u rekomandojnë pacientëve të tyre ta instalojnë aplikacionin mobil “Stop korona!”

Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MShIA) ka marrë për detyrë të propozojë stimulime plotësuese për ata që do ta instalojnë “Stop korona!”. Gjithashtu, qeveria e ka ngarkuar këtë ministri në seancën e ardhshme të Qeverisë që të paraqesë dekret me fuqi ligjore me të cilën të gjithë televizionet dhe radiot do të duhet të transmetojnë mesazhe informuese të përgatitura nga Ministria e shëndetësisë dhe Qeveria në lidhje me KOVID-19, në një kohëzgjatje prej 2- 3 minuta, çdo orë në programet radio – televizive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...