Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – Në seancën e sotme të 65-të të Qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizën në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga pres-shërbimi qeveritar njoftojnë se ky propozim-vendim do t’i dorëzohet edhe Kuvendit për procedurë të mëtutjeshme.

“Me propozim të Komitetit për koordinim dhe menaxhim të sistemit të menaxhimit të krizave, në seancën e sotme Qeveria e ka vërtetuar propozim-vendimin për miratim të vazhdimit të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin propozon që Kuvendi të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe ka sjellë vendim që këtë propozim ta dorëzojë në Kuvend”, njoftojnë nga Qeveria.

Postime të ngjashme

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

Qendra e re klinike është zgjidhja më e mirë, sa më shpejtë të fillojë ndërtimi

Z H

Zaev-Cipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime

Z H

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...