Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria konfirmon incidentin me aeroplanin

Shkup, 13 nëntor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar incidentin me aeroplanin qeveritar “Lirxhet”, i cili ndodhi sot rreth orës 12:35 gjatë aterimit në Aeroportin e Shkupit, pasi që kapiteni ka denoncuar indikacion, të cilin e kanë udhëzuar se nuk është vërtetuar se rrota kryesore është hapur.

Siç informojnë nga Qeveria, aterimi i aeroplanit ka qenë plotësisht në rregull dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për defekt të mikro ndërprerësit, i cili është vonuar të japë informacion të saktë për pozitën e rrotës kryesore.

“Para kryerjes së procedurave në ajër nga ana e pilotëve është bërë fluturim i ulët mbi pistën e Aeroportit të Shkupit, me qëllim që kontrolli i fluturimeve të vërtetojë se gjithçka është në rregull me rrotat gjatë procesit të aterimit. Pas vërtetimit dhe marrjes së përgjigjes pozitive nga ana e Kontrollit për fluturime, se gjithçka është në rregull me rrotat, pilotët kanë aderuar në Aeroportin e Shkupit. Ndërsa, si preventivë në pajtim me standardet ka është thirrur edhe Njësia e zjarrfikëseve e aeroportit. Aterimi ishte plotësisht në rregull”, informojnë nga Shërbimi për informim i qeverisë.

Po ashtu nga Qeveria, njoftojnë se mikro ndërprerësi do të zëvendësohet, me çka aeroplani do të testohet dhe do të vazhdojë të fluturojë pasi të vërtetohet se është komplet funksional dhe i sigurt për fluturim të mëtutjeshëm. Ndryshe, njëri prej drejtorëve të Kontrollit për fluturime M-NAV, Nikollçe Tasevski, e konfirmoi incidentin dhe tregoi se në aeroplanin qeveritar nuk ka pasur udhëtar, por vetëm ekipi i aeroplanit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...