Qeveria Kurti ia kishte anuluar vendimin e ish-ministrit Pal Lekaj për “Tiketën Ngjitëse” (Dokument)

Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

 

Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për ‘Tiketën Ngjitëse’.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me një kompani për ofrimin e Tiketës Ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai madje ka kërkuar nga qytetarët të protestojnë.

Por zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, si kundërpërgjigje ka thënë se “kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj”.

Haradinaj e ka demantuar Durmishin duke e quajtur manipulim dhe dezinformatë.

“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë”?

Sipas tij, tenderi për taskën e re ka qenë i anuluar.

“Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim”, tha më tej.

“Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, deklaroi Haradinaj.

Telegrafi ka siguruar vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, në të cilën shihet se është anuluar raporti i datës 04.10.2019, të komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me “Tiketë Ngjitëse”.

Vendimi i referohet anulimit të Raportit të komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me “Tiketë Ngjitëse”, që si akt real nuk mund të anulohet si akt administrative, dhe i tillë ky vendim bie në kundërshtim me LPPA.

Related posts

Vllasi: Në dy takimet e para Kurti dhe Vuçiq ia matën pulsin njëri-tjetrit

D V

COVID-19 po dëmton sistemin nervor, shkakton mpiksje e dëmtim të enëve të gjakut

D V

Katër djemtë ia vranë në luftë, rrëfimi i 87-vjeçarit nga Peja: Prej 22 vitesh askush nuk ma hapi derën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com