Qeveria libiane e gatshme të nënshkruaj Marrëveshjen Klimatike të Parisit

Kryeministri libian Abdulhamid Dbeibeh njoftoi se qeveria e tij ka vendosur të nënshkruajë Marrëveshjen Klimatike të Parisit.

 

Sipas lajmeve në televizionin shtetëror libian, Dbeibeh mori pjesë në një ceremoni në kryeqytetin Tripoli me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Në fjalimin e tij, Dbeibeh tha: “Libia është një nga vendet e pakta që nuk ka nënshkruar Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe Qeveria e Unitetit Kombëtar vendosi të nënshkruajë këtë marrëveshje me krenari dhe përgjegjësi”.

Duke treguar se Marrëveshja e Klimës u pranua vonë krahasuar me shumicën e vendeve, Dbeibeh deklaroi se marrëveshja do të dërgohet në parlament për miratim.

Duke përsëritur interesin e Libisë për çështjet globale të mjedisit, Dbeibeh tha: “Ne ndajmë shqetësimin e botës në lidhje me presionin në rritje mbi ekosistemin dhe burimet natyrore”.

Kryeministri libian theksoi rëndësinë e bashkëpunimit nëpërmjet Konventës së OKB-së për Ndryshimin e Klimës dhe Marrëveshjes Klimatike të Parisit në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor i kufizimit të rritjes së temperaturës globale dhe mbajtja e saj brenda kufijve të arsyeshëm.

Dbeibeh gjithashtu theksoi se vendi i tij është ndër vendet më të prekura nga reflektimet negative të ndryshimit të klimës për shkak të klimës dhe vendndodhjes së saj gjeografike./AA

Related posts

Vaksina e Novavax mbi 90% efektive kundër Covid-19

Redaksia

Kim Jong-Un shihet duke ecur në tapetin e kuq me sandale – analisti spekulon se çfarë do të thotë kjo

D V

Çfarë shkaktoi kaq shumë shi në Gjermani?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More