Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria mbajti mbledhjen e 34 me rradhë, ja vendimet

Shkup, 24 dhjetor – Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 34-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën me propozimin për vazhdim të furnizimit të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me firmosje të amendament-aneksit të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Veriut me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe solli vendim që të vazhdohet me realizimin e kësaj marrëveshje me pranim të Letres së ofertës dhe pranim të ofertës nga  21 dhjetori i vitit 2020.

Qeveria e ka autorizuar sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së RMV-së, pas informimit të Komsionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e RMV-së, ta nënshkruajë amendament-aneksin MK-B-UCC (A1) nga 21 dhjetori i vitit 2020 ndaj marrëveshjes për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Qeverisë së RMV-së me Qeverinë e SHBA-së me ç’rast do të llogaritet se marrëveshja ndërqeveritare për amendament-aneksin e Marrëveshjes për furnizim të ALB është ndarë dhe firmosur. Me këtë vendim, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritare, Ministria e Mbrojtjes është e detyruar menjëherë pas nëmnshkrimit të amendament-aneksit të marrëveshjes, të kryejë pagesë të mjeteve të dakorduara financiare nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2020 në vlerë prej 762.000 denarë nga Qeveria e SHBA-së.

Konkluzonet për nevojën për firmosje të aneksit të marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara për nevojat e Armatës së RMV-së do të dorëzohen si Informatë për raportim deri te Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, në kuadër të seancës së sotme Qeveria për shkak të interesit të posaçëm publik, solli vendim që Propozim-ligji për Regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV për vitin 2021, dhe Propozimi i ligjit për Agjencinë për zbulim në Kuvend të miratohen me procedurë të paraparë për ligje me flamur evropian.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...