Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 27 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, i cili e hapi rrugën e integrimit të vendit në NATO dhe në BE, deklaroi sot ë konferencë për media zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

“Ka dy palë në këtë Marrëveshje, Maqedonia dhe Greqia. Ata janë përqendruar në të gjitha obligimet që dalin nga një Marrëveshje e tillë. Është formuar Komision përkatës në kuadër të dy qeverive. Komisioni përkatës është duke punuar gjatë këtij viti, në momentin kur ata do të kenë marrëveshje ose do të kenë konkluzione të përbashkëta për këtë publiku do të informohet. Por, për tërë procedurën nuk kemi ndonjë pengesë, kemi komunikim ndërmjet dy qeverive, ndërmjet dy komisioneve, nuk kemi asnjë pengesë, komunikimi është i vazhdueshëm. Shpresojmë që së shpejti të kemi marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura”, tha Hoxha.

Duke iu përgjigjur një pyetje gazetari, zëdhënësi Hoxha theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut nuk dëshiron të komentojë shkrimet nëpër media.

“Me Marrëveshjen e Prespës, si dhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Republikën e Bullgarisë, kemi treguar se qëllimi ynë është marrëdhënie të mira me fqinjët tanë, si një nga kushtet për anëtarësimin në BE. Presim mbështetje të vazhdueshme nga fqinjët tanë që janë anëtare të BE së, ata do të angazhohen për integrimin tonë më të shpejtë”, tha Hoxha. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

Disa lagje të Tetovës tashmë tre ditë pa ujë

D J

Zaharieva: Nuk ka forcë para së cilës do të dorëzohemi, BE nuk është Jugosllavi

D J

Në Shkup janë sanksionuar 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patent shoferi

D J

Sistem të navigacionit për automjetet e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup, donacion nga Stopanska banka

D J

Plani ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor do ta transformojë rajonin

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...