Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria me iniciativë të KSHPK-së e shkarkoi Risto Çullakovskin – anëtar i Bordit Drejtues të konviktit të studentëve në Manastir

Shkup, 9 shkurt – Qeveria në seancën e sotme vendosi ta shkarkojë personin zyrtar, Risto Çullakovski, anëtar i Bordit Drejtues – përfaqësues i themeluesit të Konviktit shtetëror të studentëve “Koço Racin” – Manastir për shkak të ekzistencës të konfliktit të interesit.

Vendimi, siç informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, Lupço Nikollovski, u mor pas iniciativës së parashtruar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), e cila, siç thonë, u shqyrtua dhe u veprua nga Kabineti i Nikollovskit.

“Që nga formimi i qeverisë së re, çdo iniciativë e marrë nga KSHPK-ja në Qeveri, është shqyrtuar dhe vepruar me kujdes dhe në detaje. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është ndër përparësitë kryesore në kornizën qeveritare “Veprimi 21 – Standardet Evropiane në shtëpi”, përkatësisht përparësia e dytë me radhë për këtë 2021, dhe në të gjithë procesin më e rëndësishmja është bashkëpunimi me të gjitha institucionet kompetente të anti-korrupsionit, me organet e pavarura, sektorin joqeveritar, komunitetin e biznesit”, theksojnë nga Kabineti i Nikollovskit.

Qeveria, shtojnë, tregon orientim dhe respekt të plotë për të gjitha organet e pavarura në vend, ndërsa mbi të gjitha, për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si një nga institucionet kryesore në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit.

“Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin të qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, Lupço Nikollovski, i shqyrton dhe vepron mbi të gjitha iniciativat e arritura nga KSHPK”, potencojnë nga kabineti i Nikollovskit.

Postime të ngjashme

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

Filipçe: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Koçan

Z H

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...